Shok për futbollistin e Chelseat, pasi testi i ADN-së zbuloi se ai nuk është babai biologjik i fëmijëve të tij…

Futbollisti legjendar i Real Madrid dhe Chelsea po kalon momente të vështira në jetën e tij.

Jeremy, një ish-futbollist që ka veshur fanellën e Real Madridit dhe Chelseat, po përjeton një dramë të vërtetë familjare. Kameruniani ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej shumë kohësh, Laurie Lotso, pasi mësoi se ai nuk është babai biologjik i fëmijëve të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi kishin binjakë, Jeremy vendosi të bënte një test të ADN-së dhe zbuloi se gruaja e tij e kishte gënjyer gjatë gjithë kohës. Testi zbuloi se gruaja e tij kishte një lidhje me ish-partnerin e saj dhe se ai ishte babai i binjakëve.

Avokati i ish-futbollistit pretendon se testi i ADN-së është arsye e mjaftueshme për divorc dhe zbulimi i fundit e tronditi dhe e theu plotësisht kamerunasin, shkruan tabloidi anglez The Sun.

Në karrierën e tij të pasur, Jeremy ka fituar shumë trofe, me Real Madrid ngriti dy herë trofeun e Champions League dhe me Chelsean dy herë ishte kampion i Anglisë.

Për kombëtaren e Kamerunit, ai ka patur 119 paraqitje dhe shënoi 13 gola dhe fitoi dy Kupa të Kombeve Afrikane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share