Humbja përjetohet keq në tribuna/ Ultras të Feyenoord sulmojnë tribunën vip të stadiumit te Atletico Madrid

Humbja me përmbysje 3-2 ndaj Atletikos së Madridit nuk është kapërdirë siç duhet në radhët e Fejnordit. Ndryshe nga skuadra, që u kënaq me lojën e zhvilluar, por jo me rezultatin, tifozët holandez kishin rezervuar një tjetër akt të kësaj përballje, por këtë herë jashtë fushës së lojës. Një grup tifozësh nga ultrasit e skuadrës holandeze kanë sulmuar personat që gjendeshin në tribunën VIP të stadiumit “Metropolitano”.

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa një tifoze pësoi dëmtime fizike dhe mbërriti në spital me hundë të thyer. Kjo nuk është hera e parë që tifozë të Fejnordit shkaktojnë trazira në duelet Europiane. Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2015 ndaj Romës, ç’ka solli edhe ndalimin e tyre në stadiumin ‘Olimpico’ sezonin e shkuar për duelin çerekfinal të Europa League.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share