Pochettino, refuzon Spurs për “Bernabeu”

E përditshmja britanike “The Times”, ka zbuluar se trajneri argjentinas Mauricio Pochettino ka refuzuar, të paktën për momentin, stolin e Tottenham. Kjo, për shkak se për trajnerin 51-vjeçar është interesuar ekipi i Real Madrid.

Në Spanjë mendojnë se Pochettino është kandidati i duhur për të zëvendësuar trajnerin Carlo Ancelotti, që duket se do të largohet në fund të këtij sezoni. Për italianin përflitet një detyrë e re si trajneri i kombëtares së Brazilit.

Për të mos mbetur papritur pa trajner, drejtuesit e Real Madrid kanë kontaktuar Pochettino, duke parë kushtet e tij. Një lëvizje që ka “zënë mat” skuadrën e Tottenham, që thuajse kishte arritur një marrëveshje me argjentinasin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pochettino do të zinte vendin e Antonio Conte, që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave, pas polemikave me Spurs. Por tashmë situata ndërlikohet për ekipin londinez, pasi trajneri i tyre i preferuar është kandidati kryesor për stolin e Real Madrid.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share