Zgjedhjet 2024/ Nikolovski: Pushteti përgatitet për blerje votash?!

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 4, Aleksandar Nikolovski, gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se pushteti është duke menduar për blerje votash për zgjedhjet e 8 majit.

“Shohim panikun e qeverisë, veçanërisht tek BDI-ja, dëgjojmë se në mënyrë intensive mendojnë për blerje votash. Të mos u shkojë mendja për gjëra të këtilla. Qëllimi ynë është i qartë – LSDM-ja dhe BDI-ja të shkojnë në opozitë. Dhe, jemi të bindur se qytetarët do të na mbështesin masivisht për ta realizuar këtë qëllim  por edhe për ta zhvilluar ekonomikisht Maqedoninë, t`i përmirësojmë kushtet në arsim, shëndetësi, të rriten pensionet, kurse të rinjtë të kenë të ardhme më të mirë në Maqedoni”  – tha Nikolovski, VMRO-DPMNE. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share