Senati Amerikan bllokon projektligjin për kufirin

Republikanët në Senatin Amerikan kanë bllokuar paketën për kufirin, që ishte negociuar për muaj të tërë me demokratët që synonte të zvogëlonte numrin rekord të kalimeve të paligjshme kufitare. Me 49 vota për dhe 50 kundër, Senati nuk arriti të siguronte 60 votat e nevojshme për të kaluar projektligjin. Shumë republikanë thanë se do të votonin kundër projektligjit, edhe për ndihmën për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh dhe 14 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin. Ligjvënësit republikanë kishin insistuar se paratë për këto dy shtete që janë në luftë të bëheshin bashkë me fondin që duhej ndarë për kufirin amerikan.

Para votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, deklaroi se do të përpiqej të shpëtonte fondet e luftës dhe më pas të vendoste në votim ndihmën për Kievin dhe Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, përmes një pakete të modifikuar, ku nuk do të përfshiheshin fondet për kufirin.

“Vazhdojmë të mendojmë se Ukraina, Izraeli, ndihma humanitare në Lindjen e Mesme dhe për Indo-Paqësorin, si dhe forcimi i ushtrisë sonë, janë me rëndësi jetike”, u shpreh senatori Schumer.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Propozimi për ndihma rreth 60 miliardë dollarë për Ukrainën ka ngecur në Kongres prej muajsh për shkak të kundërshtive nga konservatorët e linjës së ashpër që kërkojnë një strategji daljeje nga lufta. Për shkak të këtij ngërçi, Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dërgesat e armëve për Kievin, në një moment kyç për konfliktin gati dyvjeçar, duke e lënë ushtrinë pa municion të mjaftueshëm dhe pa raketa, ndërkohë që Rusia bën sulme të vazhdueshme.

Kauza e Ukrainës ende gëzon mbështetjen e shumë senatorëve republikanë, ndër ta drejtuesi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell, por pikëpyetja të cilës nuk i kanë dhënë dot përgjigje ligjvënësit, ka qenë gjithnjë se si mund të hartohej një propozim që do të kalohej nga Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane. Ndërkaq ligjvënësit republikanë vazhdojnë të këmbëngulin për një plan për kufirin, megjithëse e refuzuan si të pamjaftueshme marrëveshjen e negociuar në Senat.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share