Shkon në 103 numri i të vdekurve nga dy shpërthimet në Iran

Ka shkuar në 103 numri i të vdekurve nga dy shpërthime të bombave pranë varrit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga ShBA-ja, raportojnë mediat shtetërore të Iranit.

Transmetuesi shtetëror Irib tha se dhjetëra persona të tjerë u plagosën kur shpërthimet ndodhën derisaishte duke ndodhur një funeral pranë xhamisë Saheb al-Zaman në qytetin jugor të Kermanit.

Nënkryetari i Kermanit tha se ky ishte një “sulm terrorist”.

Nuk ishte e qartë se kush ishte pas shpërthimeve dhe nuk kishte pretendime të menjëhershme nga ndonjë grup.

Por separatistët arabë, Shteti Islamik (IS) dhe grupe të tjera xhihadiste sunite kanë thënë se kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë dhe faltoreve shiite në vend vitet e fundit.

Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, përpara se të vritej nga një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share