Mahsa Amini vlerësohet me çmimin “Sakharov”

22-vjeçarja u vra nga policia iraniane pasi nuk mbante ferexhe

Mahsa Amini, 22-vjeçarja që u vra nga policia e moralit vitin e kaluar në Iran, se nuk pranoi të mbante ferexhe në publik, vlerësohet pas vdekjes me çmimin “Saharov për Lirinë e mendimit të grave iraniane” nga Parlamenti Europian.

Çmimi që shoqërohet me 50 mijë Euro shpërblim iu akordua organizatës “Grua, Jetë, Liri” që u themelua pas vdekjes së Aminit. Vrasja e saj shkaktoi ato që u konsideruan si protestat më të mëdha kundër regjimit të Ajatollahëve, që prej revolucionit islamik që i solli në pushtet në 1979-ën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet iraniane e mohuan vrasjen e saj, ndërsa thanë se ajo vdiq në qeli për shkak të problemeve të mëhershme shëndetësore. Familjarët akuzuan policinë iraniane se nga dhuna e tepruar, i kishte shkaktuar asaj plagë në kokë, që i sollën vdekjen.

Kauza e mbrojtjes së të drejtave të grave në Iran triumfoi edhe në çmimin Nobel për Paqen këtë vit, që i shkoi aktivistes së burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share