Rivalët në teknologji po bëhen gati për përballjen në “kafaz”

Rivaliteti profesional pritet të shndërrohet edhe në rivalitet në arte marciale.

Dy miliarderët, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckeberg dhe ai i Twitterit Elon Musk, pritet të ndeshen fizikisht si sportistë të MMA në një ndeshje “titanësh”.

Madje edhe Colosseu në Itali është vënë në dispozicion të tyre për ta bërë ndeshjen sa më spektakolare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Data e përballjes së tyre ende nuk është zyrtarizuar.

E si duket bosi i Facebook-ut, këtë meç e ka marrë seriozisht duelin, pasi po stërvitet me kampionët e UFC, Israel Adesayana dhe Aleksandr Volkanski.

Por, aspak keq nuk po ia lë as Elon Musk, i cili po ashtu tregoi se po ushtron fort.

E rivaliteti mes tyre u rrit akoma më shumë, kur ditë më parë Zuckerberg nxori një aplikacion të ri të quajtur Threads, për të konkurruar Twitter-in që tani është në pronësi të Musk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share