Charmaine Crooks presidente e Federatës kanadeze të futbollit

Ish-atletja Charmaine Crooks është presidentja e përkohshme e Federatës Kanadeze të Futbollit. Crooks është gruaja e parë kanadeze që u paraqit në pesë Lojëra Olimpike dhe në dy vitet e fundit ajo ishte nënkryetare e Federatës Kanadeze të Futbollit. Sindikata ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të polemikave për barazinë gjinore, që çoi në dorëheqjen e papritur të presidentit Nick Bontis disa ditë më parë.

Në shkurt, federata u zhyt në krizë pasi ekipi kombëtar i femrave kërcënoi të bojkotonte një turne ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara. Futbollistet kanadeze, kampione olimpike në fuqi, kanë kërcënuar të protestojnë për çështjet e pagave, financimit dhe kontratave, duke kërkuar kushte të barabarta me burrat.

“Unë i di dhe i kuptoj thirrjet për ta rregulluar këtë. Kam besim se do të jem në gjendje të bëj progres real për të gjitha përzgjedhjet tona kombëtare, duke përfshirë edhe më të rinjtë”, tha Crooks.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Crooks, e cila fitoi një medalje argjendi në stafetën 4×400 metra në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984, është një ish-anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku shërbeu në Komisionin e Atletëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share