Risi në Bankën Komerciale/ Kartela pagese me prekje për personat me shikim të dëmtuar

Banka Komerciale ka prezantuar kartat e pagesave me prekje, të cilat do t’u ndihmojnë personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar që më lehtë t’i identifikojnë dhe dallojnë kartelat e tyre të pagesës.

“Kënaqësia e klientit është gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Me prezantimin e kartelave prekëse, ne kemi bërë një hap tjetër drejt afrimit të produkteve dhe shërbimeve të Bankës Komerciale me të gjithë qytetarët në mënyrë që të plotësojmë pa probleme nevojat e tyre financiare. Dhe, si pjesë e përkushtimit tonë për të krijuar një përfshirje më të madhe financiare dhe pavarësi për personat e verbër, ne gjithashtu mundësuam zëvendësimin falas të kartave të tyre të debitit dhe kreditit me ato të prekshme”, tha Nikolla Xhambazovski.

Kryetari i Unionit Kombëtar të të Verbërve, Zharko Selkovski, nga celulari i tij demostroi aplikacionin bankar, në maqedonisht dhe shqip, ku kjo kategori e qytetarëve në çdo kohë do të ketë qasje në transaksionet e tyre.

“Komercijalna banka është lider në aspektin e përfshirjes dhe aksesit të shërbimeve bankare për personat me dëmtim të shikimit. Futja e kartave të pagesave me prekje është një hap i rëndësishëm përpara në ofrimin e mundësive të barabarta për anëtarët tanë dhe të gjithë personat me shikim të dëmtuar. Kartat e reja jo vetëm që do t’u ofrojnë të verbërve akses më të thjeshtë në financat e tyre, por do të përmirësojnë ndjeshëm edhe jetën e tyre të përditshme. Ne besojmë se zbatimi i nismave të tilla jo vetëm që do të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit për nevojat e personave me shikim të dëmtuar në shoqëri, por do të frymëzojë edhe kompani të tjera që të ndjekin shembullin e tyre dhe të përfshihen në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të gjithë”, tha Zharko Selkovski.

Të gjitha kartelat e pagesave të lëshuara nga Banka Komerciale gradualisht do të zëvendësohen me ato të prekshme. B

anka, si pjesë e angazhimit të saj për siguri më të madhe dhe gjithëpërfshirje të personave me nevoja të veçanta, ka bërë të mundur që të gjithë të verbërit të zëvendësojnë kartat ekzistuese të debitit dhe kreditit me një kartë prekëse falas deri në fund të vitit.

Banka Komerciale tashmë ka filluar me lëshimin e kartelave prekëse të llojeve Visa Debit dhe Debit Mastercard World, ndërsa në periudhën e ardhshme gradualisht do të bëhen të jenë të kapshme edhe llojet e tjera të kartave nga markat Mastercard dhe Visa./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share