Moti i keq | Një anije me 5 persona rrezikoi të mbytej në Liqenin e Ohrit – shpëtohen nga policia (VIDEO)

Policia e liqenit shpëtoi pesë persona nga një varkë me vela në liqenin e Ohrit, pasi pronari i varkës humbi kontrollin për shkak të stuhisë, përcjell KlanM.

Nga stuhia varka ishte dëmtuar, gjë që e kishte bërë të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Varka, siç përcjell KlanM, ishte gjetur rreth 7000 metra larg bregut, në afêrsi të vijës kufitare me Shqipërinë.

Të 5 të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share