Ismaili: Nëse VLEN hyn në qeveri si humbëse do të pësoi dështim si LSDM-ja sot!

Analisti Abedin Ismaili në Debat Plus tha se nëse VLEN bashkohet në qeveri si humbëse do ta pësoi si LSDM-ja, me dështim në vota që do të reflektojnë dhe në zgjedhje lokale në vitin e ardhshëm.

“Pasqyra e VLEN-it është LSDM-ja, po e them këtë sepse kur LSDM-ja u bë pjesë e qeverisë si humbëse, ja solli këtë rezultatet dështim sot. Njejtë do të ndodh edhe me VLEN-in nëse hyn në pushtet si humbëse. BDI-ja e çoi edhe VMRO-në në opozitë mirëpo sot VMRO-ja u kthye më e fortë. VLEN-i të mos hyj në qeveri si humbëse sepse do ta pësoi di LSDM-ja sot”, tha Ismaili.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share