Reshat Ibrahimi: Më ka pëlqyer gjakftohtësia e Xhakës dhe Shaqirit, ekipi i Zvicrës tanimë nuk i frikohet askujt

Në emisionin Mundo Klan, Reshat Ibrahimi gazetar i sportit tha se ka qenë shumë i gëzuar me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë dhe se tanimë ekipi që përfaqësohet nga shqiptarët nuk e ka frikë askënd.

”Më ka pëlqyer gjakftohtësia e Xhakës dhe Shaqirit, edhe pse Xhaka në fund pak doli nga kontrolli mirëpo ishin emocionet. Gjithashtu edhe seleksionuesi i Zvicrës kishte bërë një super taktikë e cila doli e suksesshme”

Gazetari Reshat Shabani gjithashtu tha se Zvicra tani më nuk e ka problem të luaj me ekipe të mëdha.

”Zvicra edhe vitin 1969 e ka mposhtur Portugalinë, tani edhe me Ronaldon pse jo. Zvicra tani ka edhe një përvojë më të madhe pas botërorit në Rusi” – tha gazetari Reshat Ibrahimi.

Ai gjithashtu tregoi se Kumanova ka festuar deri në orët e vona fitoren dhe ka qenë spontanisht ku shum të rinjë dolën për të festuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share