Benzema enigmatik: Nuk jam i interesuar

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, papritur është gjetur në qendër të vëmendjes së opinionit futbollistik të Francës por edhe botës, për shkak të vetëm një fotografie të publikuar në Instagram.

Futbollisti i vitit 2022 duket se I drejtohet dikujt me këto fjalë;

“Nuk jam i interesuar!” – ka shkruar Benzema.

Mjohësit e mirë vlerësojnë se këto fjalë i drejtohen seleksionuesit francez Didier Deschamps, si mesazh se nuk është I interesuar për pjesëmarrje në finalen e nesërme kundër Argjentinës.

Gazetarët e kanë pyetur seleksionuesin Deschamps, nëse Benzema do të jetë në ekip, por ai ka refuzuar të komentojë.

Ka spekulime se Benzema nuk është larguar nga Katari për shkak të lëndimit, por ka qenë i përzënë nga Deschamps. Pas kthimit në Madrid ai kishte kaluar vetëm tri ditë rehabilitimi.

Gazeta prestigjioze franceze “L`Ekip’ kishte njoftuar se pas largimit të Benzemas, atmosfera në kampin e francezëve dukshëm është përmirësuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share