“Stuhia e kuqe” e “rrafshon” Kosta Rikën 

“Stuhia e kuqe” e “rrafshon” Kosta Rikën 

7 me 0.

Ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes Spanja – Kosta Rika.

Shoun e filloj Dani Olmo, e mbaroj Alvaro Morata.

Morata arriti të shënojë krejt në fundin e takimit.

 

18:50 Spanja e pamëshirshme ndaj Kosta Rikës, realizon golin e gjashtë (VIDEO)

Spanja ka qenë e pamëshirshme ndaj Kosta Rikës.

Futbollistët e “Furisë së kuqe” i kanë shënuar plot gjashtë gola.

Në minutën e 90-të të gjashtën e realizoi Carlos Soler.

 

18:36 – Vjen edhe goli i pestë i Spanjës (VIDEO)

Spanja e ka shënuar edhe golin e pestë kundër Kosta Rikës.

Kësaj herë golashënues ishte Gavi.

Ai realizoi pas asistimit të Alvaro Moratas.

 

8:15 – Spanja – Kosta Rika 4:0 (VIDEO)

Skuadra e Luis Enriques, e ka realizuar edhe golin e katërt në ndeshjen kundër Kosta Rikas.

Torres shënoi në minutën e 54-të.

Ky është goli i dytë personal në këtë ndeshje.

17:45  – Spanja i ka shënuar 102 gola deri më tani në botërore

Spanja me golat e deritanishëm që i ka realizuar kundër Kosta Rikës, i ka plot 101 gola në Kampionate Botërore.

Golin e 100-të për spanjollët e realizoi Dani Olmo, të 101-tën e shënoi Marco Asensio, ndërkaq të 102-tën Ferran Torres.

Aktualisht rezultati i ndeshjes është 3:0 në favor të spanjollëve.

 

17:31 – Spanjollët e shënojnë golin e tretë (VIDEO)

3:0 është aktualisht rezultati i ndeshjes Spanja -Kosta Rika.

Pas Dani Olmos dhe Marco Asensios, i erdhi radha të shënojë edhe Ferran Torresit.

Ai realizoi në minutën e 31-të nga pika e bardhë.

 

17:21 – “Furia e kuqe” e ngrit epërsinë në 2 me 0

Spanja e ka ngritur epërsinë prej 2:0 ndaj Kosta Rikës.

Marco Asensio është autor i golit të dytë të “Furisë së kuqe”.

 

Spanja në epërsi, shënon Olmo (VIDEO)

Spanja ka kaluar në epërsi kundë Kosta Rikës.

Dani Olmo, ka shënuar për 1:0 në minutën e 11-të.

 

17:00 – Nis ndeshja Spanja – Kosta Rika

Ka nisur ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosta Rikës.

Kjo është loja e parë e dyja ekipeve në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Spanja – Kosta Rika, formacionet zyrtare

Spanja do të përballet me Kosta Rikën, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.

Të dyja ekipet garojnë në grupin E, ku bëjnë pjesë Gjermania dhe Japonia.

Trajnerët e dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare.

Në formacionin e “Furisë së Kuqe” shihet se përmbi gjysma e lojtarëve janë të Barcelonës.

Formacioni i Kosta Rikës:

Keylor Navas; Fuller, Duarte, Calvo, Oviedo; Borges, Tejeda, Campbell, Bryan Ruiz, Torres; Contreras.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share