Real merr Superkupën e 13 të Spanjës, Ancelotti: E merituam fitoren ndaj Barçës

Triumfi i jashtëzakonshëm 4 – 1 i Real Madrid ndaj Barcelona solli trofeun e 13 të Supekupës së Spanjës për Los Blancos.

Vinicius Junior i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i finales së zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Riad realizoi 3 gola që në pjesën e parë, duke u bërë futbollisti i pestë që e arrin këtë në një El Clasico.

Një revansh i Real Madrid ky për finalen e humbur vitin e kaluar pikërisht përballë Barcelona. Për Carlo Ancelotti ishte trofeu i 27 në karrierën e tij si trajner.

“Për ne ishte një ndeshje që donim ta fitonim. Mendoj se e merituam. Vinicius ishte në formë të jashtëzakonshme”.

Katalanasit pësuan humbjen e tretë radhazi në ndeshje zyrtare me Real Madrid që në përballjet direkte në finalet e Superkupës kryeson me rezultatin 7 – 2.

“Është momenti për t’u kërkuar falje tifozëve. E thashë më parë, paraqitja jonë nuk ishte në standardet e një finaleje dhe aq më tepër kundër Real”.

Luka Modriç festoi trofeun e 24 me fanelën e Los Blancos dhe ka 1 më pak se Karim Benzema e Marcelo dhe këtë sezon ka mundësi t’i kalojë ata.

I riu Arda Guler u bë i pari ish-lojtar i Barcelona që fiton trofe me Real Madrid. Me këtë sukses Real mori 8 milionë Euro shpërblim.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share