Këndi i sportit: Shaban Sinani për aktualitetet e javës

Përplot aktivitete sportive ishte java që lam pas, thotë Shaban Sinani gazetar i sportit në Klan Maqedoni. Sipas tij kryefjala është ndeshja e reprezentacionit të RMV-së që u zhvillua të shtunën mes Arabisë Saudite dhe RMV-së, një ndeshje miqsore ku rezultati përfundoi 1 me 0 për vendasit.

Ishte një ndeshje miqsore, u zhvillua në Abu Dabi. Kjo ndeshje më tepër I ka shërbyer Arabisë Saudite, për shkak se është njëra ndër 32 skuadrat pjesmarrëse në kampionatin botëror, që fillon më 20 nëntor në Katar”, tha Sinani.

“Ndeshja me Arabinë Saudite nuk është ndeshja e vetme miqsore, reprezentacioni ynë do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, këtu në arenën Todor Proeski në Shkup, me Azerbejxhanin dhe Finlandën”, shtoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sinani tregon në Happy Day çfarë e pret reprezentacionin e RMV-së në futboll.

“Ditën e mërkurë me fillim në orën 14 zhvillohet java e parë e rrethit të dytë të kampionatit apo java e 12 e sezonit vjeshtor, me 26 tetor takohen, Shkupi-Tikveshi, Skopje-Shkëndija, Rabotnicki-Sileksi, Bregallnica-Akademija Pandev dhe Pobeda-Struga Trim lum”, u shpreh Sinani.

Një ndeshje e mirë është luajtur të dielën në Reçicë të madhe, ekipi i Gostivarit i cili e priti Vardarin dhe përfundoi me rezultat 1 me 0 premton shumë për skuadrën e Gostivarit, thotë Shaban Sinani në Happy Day.

Derbi u zhvillua në stadiumin e Recices së madhe ndërmjet dy ekipeve pretendente për të kryesuar tabelën në ligën e dytë, pra Gostivari kundër Vardarit të Shkupit, këtë ndeshje e ndoqën diku mbi 1 mijë tifozë, ndeshje e rëndësishme ishte kjo, Gostivari shënoi fitore të merituar 1 me 0”.

Dy skuadra tetovare kanë zhvilluar ndeshjet e dyta, të javës së dytë të kampionatit në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Shkëndija ka shënuar fitore maksimale kundër ekipit Vesna Probistip, informon gazetari i sportit Shaban Sinani në Happy Day.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share