Rama: Rreziku rus në Ballkan është real

“Rajoni duhet të mbahet larg kërcënimeve të mundshme”

Rreziku i ndikimit rus në Ballkan nuk është hipotetik por potencialisht real, ndaj Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën “Die presse” kërkon vëmendje qe Ballkani të mbahet larg kërcënimeve të mundshme.

“Lufta në Ukrainë është kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por gjithsesi Kryeministri shqiptar edhe pse e sheh Serbinë si më të rrezikuar nga ndikimi rus për shkak të historikut të marrëdhenieve mes tyre, kërkon që mbi Beogradin të mos ushtrohet presion për vendosjen e sanksioneve mbi Rusinë, duke dhënë dhe argumentet për këtë këndvështrim të tijin.

“Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”.

I pyetur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ai nuk e sheh si të mundshëm këtë perspektiv në një kohë të afërt. Kjo për shkak të mekanizmit që ka Unioni për përfshirjen e shteteve të reja në gjirin e tij.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share