Qeveria: ”Yageo” do të investojë 205 milionë dollarë – mbi 3.900 vende pune

KOMPANIA TAJVANEZE FURNIZUES GLOBAL NË INDUSTRINË E AUTOMOBILAVE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, dje prezantoi investimin e ri në fushën e elektronikës nga kompania nga Tajvani „Yageo” në zonat në Shkup dhe Shtip. Sic u tha, bëhet fjalë për  investim më të madh Greenfield që nga pavarësia e vendit, me vlerë 205 milionë euro dhe mbi 3.900 vende të reja pune.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania tajvaneze “Yageo” do të investojë në Maqedoninë e Veriut. Nuk është vetëm lajm për mediat e vendit. Përvec në ueb-faqen e korporatës tajvaneze, sic percjell KlanM njoftimin e portalit “Pari”, informacioni për investimin e mbi 205 milion eurove, me hapjen e mbi 3.900 vendeve të punës gjatë periudhës dhjetëvjeçare, pati edhe jehonë ndërkombëtare.

Në njoftimin e portalit të specializuar për biznesin në Evropën Juglindore “SeeNews” citohet themeluesi dhe Presidenti i “Jageo”, Piter Çen.

“Me pozitë strategjike gjeografike, me sistem stabil dhe të volitshëm tatimor, si dhe me fuqi punëtorë me kualifikim të lartë dhe me harxhime konkuruese për punë, RMV-ja është lokacioni ideal nga ku grupacioni “Yageo” do të vazhdojë përhapjen e përfshirjes në Evropë” – thotë themeluesi i kësaj kompanie.

Gjithashtu, sic percjell KlanM, përmendet edhe kompania amerikane “Kemet” – filialë e “Yageo”, që tashmë menaxhon me dy reparte edhe me një qendër për hulumtim dhe zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

Kompania “Yageo”, sic njofton KlanM, është themeluar në vitin 1977 dhe vlerësohet si një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë në industrinë e automobilave, energjinë e gjelbërt dhe elektronikë. Në të janë të punësuar 40.000 mijë punëtorë, në 49 fabrika të shpërndarë në 24 vende.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share