Vetura godet ariun në Tetovë – lëndohen dy persona

Një aksident i pazakonshëm trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Tetovë, përcjell KlanM. Në videot dhe fotografitë e shpërndara në rrjet duket një ari i shtrirë në rrugë, ndërsa siç raportohet, ariu është goditur nga një makinë në lëvizje. Nga goditja e fuqishme, vetura që ka goditur ariun është përplasur edhe me një veturë tjetër, përcjell KlanM. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrosht.
“Në SPB Tetovë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me dy vetura të pasagjerëve, një “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.Sh (60) nga Dobroshti, “Volkswagen Touran” me targa regjistrimi nga Tetova i drejtuar nga N.G (39) nga Tearca dhe nj kafshë e egër ari. Ariu u vra në vend. Dy vozitësit kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë./KlanMacedonia
Foto nga Tv Koha
Foto nga Tv Koha
Lexo gjithashtu
Total
0
Share