Kuvendi miraton ligjin për lojrat e fatit / Bastoret dhe kazinotë 500 metra larg shkollave

==Me 55 vota “për” nga 61 deputetë të pranishëm, Kuvendi votoi ligjin për lojërat e fatit, që ishte propozuar nga Qeveria me Flamur evropian.

Asnjë deputet nuk votoi “kundër”, vetëm një deputet I LSDM-së, sipas shifrave të shërbimeve të Kuvendit, kishte votuar “i përmbajtur”.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, para nisjes së seancës kërkuan që ky propozimligj të tërhiqet nga rendi i ditës, por kërkesa e tyre nuk kaloi. Megjithatë deputetët e opozitës nuk votuan “kundër”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë ligj parashihet që distanca e objekteve për lojra të fatit të të jetë së paku 500 metra nga shkollat.

“Mënyra e matjes së distancës do të konstatohet me rregulloren e Ministrit për Financa, kurse do të vendoset edhe sistem informatic për organizatorët e lojrave të fatit përmes internetit, si dhe do të rritet kompensimi mujor për lojrat e fatit”, ligji për lojrat e fatit.

Ligji u mundëson që në afat prej një viti bastoret e automat-klubet t`i transferojnë hapësirat e tyre në distancën prej së paku 500 metrave.

Cmimi i një license për bastore do të rritet nga 105.000 euro në 200.000, kurse do të kufizohet edhe numri i vendeve të pagesave në 25 brenda një license.

Automat-klubet do të pagujanë licensë prej 100.000 eurove apo 22.000 më shumë se sa që ishte paraprakisht, kurse licensa do të kufizohet në tre hapësira afariste për të cilat automat-klubet duhet të paguajnë kompensim prej 30.000 eurove.

Ndërkohë, anëtarët e Asociacionit të bastoreve sportive të Maqedonisë dhe Asociaicioni për organizatorët e lojrave të fatit, përmes protestës para Kuvendit sërish kanë shprehur revoltën e tyre ndaj miratimit të ligjit.

Ata kanë kërkuar nga Presidenti Pendarovski që të mos e dekretojë këtë ligj, pasi, sic thonë, do të humben mijëra vende të punës./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share