Protesta: VMRO-DPMNE, energji për ndryshime – LSDM, ishte një dështim

VMRO-DPMNE-ja KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpër rrjetet sociale ka publikuar xhirime me dron nga protesta e djeshme para Qeverisë.

“Faleminderit Maqedoni! Natë magjike, energji dhe forcë për ndryshime” – ka shkruar Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në protestën e së shtunës paralajmëroi bllokimin e tërësishëm të institucioneve nëse deri në fund të verës, nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij, do të rezultonin me humbje të LSDM-së dhe politikave të gabuara. Në lidhje me kontestin me Bullgarinë, Mickoski tha se derisa do të jetë në krye të kësaj partie nuk do ta ndryshojë Kushtetutën, që kërkesat bullgare mos të jenë pjesë e saj, duke kërkuar nga Bullgaria të kërkojë falje për të kaluarën fashiste.

LSDM-ja protestën e VMRO-DPMNE-së e ka vlerësuar si dështim. Por socialdemokratët pyesin se nga ku I ka opozita 300.000 euro, aq sa, sipas tyre, ka kushtuar organizimi I protestës, kur kjo parti ka xhiro-llogarinë e bllokuar.

“300.000 euro në kohë krize për miting të dështuar, një protestë e dobët për të kënaqur egon e Hristijan Mickoskit. Të gjithë e dijnë se është e bllokuar llogaria e VMRO-DPMNE-së, kurse prona është ngrirë dhe para konfiskimit. Nga erdhën 300.000 euro për VMRO-DPMNE-në me llogari të bllokuar dhe pronë të “ngrirë” – tha Bogdanka Kuzeska, z%dhënëse e LSDM-së.

Hristijan Mickoski gjatë protestës ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja është parti e hapur, sic tha, duke ua shtrirë dorën të gjithëve, maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve dhe u bëri thirrje që t`i bashkangjiten në betejën për Maqedoninë, kundër grabitjeve dhe nëncmimeve ndaj qytetarëve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share