Nxënësit me libra në duar, s’do të marrin shënime në fletoret!

SHAQIRI: PO DISTRIBUOHEN LIBRAT, DERI NË FUND TË JAVËS NUK DO TË KETË MUNGESË TË LIBRAVE

Me fletore dhe shënime kështu nxënësit ndjekën mësimin e disa lëndëve në shkollë, por deri në fund të javës të gjithë nxënësit do të furnizohen me libra, kështu tha ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Me disa libra që mësojnë nxënësit u mungojnë faqe e disa janë shumë të dëmtuara. Shaqiri në profilin e tij në facebook postoi fotografi me librat printuara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E gjithë energjia jonë është e koncentruar në procesin e shtypjes së teksteve shkollore. Sot u bë distribuimi i teksteve të reja shkollore për lëndët e gjuhës shqipe, gjuhës maqedone, shkenca natyrore dhe matematikë të cilat u shtypën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të jenë në duar të të gjithë nxënësve. E gjithë energjia jonë është e koncentruar në procesin e shtypjes së teksteve shkollore”, tha Jeton Shaqiri.

Gjatë muajit shtator, më shumë se 80 për qind e teksteve shkollore janë dorëzuar nëpër shkollat. Sipas Shaqirit, për herë të parë pas 10 vitesh shpërndahen tekste në arsimin e mesëm dhe pas 13 vitesh ka dorëzim e teksteve në arsimin profesional./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share