Për nxënësit e shkollave të mesme transport falas edhe gjatë pushimeve verore

Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 13-të.

Në vitet e kaluara bileta falas u vlente nxënësve vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për muajin korrik ose gusht. Me vendimin e sotëm të Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mund të voziten falas.

Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të obligueshëm në shkollat e mesme nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat e mesme shtetërore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share