Sofja kërcënon Shkupin

Bullgaria gati të rikthejë veton

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kane realizuar perplasjen e rradhes ne Bruksel ne kushtet kur Shkupi nuk ka realizuar ndryshimin e Kushtetutës, per te përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.
Sipas qeverise bullgare keto ndryshime kushtetuese janë thelbësore perndryshe mbi Shkupin to te vendoset serish vetoja.

Ndryshimet e kushtetutes maqedonase kerkohen ne kuader të Marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian .

Edhe ambasadori I BE-se ne Shkup David Geer theksoi se negociatat mund te hapen mund të vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës, por ndryshimet kushtetuese nuk jane votuar ne parlament pasi kundërshtohen nga opozita maqedonase. VMRO DPMNE .

 Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me votat e 80 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë.

 Ne keto kushte zv presidentja bullgare Iliana Iotova ka propozuar qe
Shqipëria te shkeputet nga Maqedonia e Veriut duhet të shkëputen në procesin e fillimin të negociatave të anëtarësimit me hapjen e kapitujve te pare ne fund te ketij viti.  Kryeministri maqedonas Kovaçevski eshte kunderpergjigjur duke e akuzuar Bullgarinë se po flet me te njejtat standarte si Rusia me Ukrainën./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share