Për një javë janë regjistruar 72 raste të reja të kollës së keqe

Në javën e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet.

Ndërkohë autoritetet vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me numrin e të vaksinuarve. Ata sot nënshkruan deklaratë për mbështetjen e vaksinimit.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti të gjithë ne si institucione relevante dërgojmë porosi të përbashkët te prindërit, për rëndësinë e vaksinimit si një masë e dëshmuar shkencore më efikase për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”, tha Kalina Stardelova, Kryetare e Odës së Mjekëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
“Çdo deklaratë, duhet të ndiqet dhe të shihet qartë se çfarë dhe kush qëndron mbrapa fushatave antivaksinë. Nuk e di cila është mundësia ligjore që të sulmohen ata, por nëse ka nevojë do të ndikojmë edhe në ndryshim ose plotësim të normave ligjore, me të cilat do të dënoheshin njerëzit që bëjnë fushatë kundër vaksinave”, tha Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share