OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fonde

Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak “krizës me fonde”, ka thënë zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau.

Në një konferencë për media, Skau ka thënë se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, veçse janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore.

Ai ka thënë se agjencisë i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë.

“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit i kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes tjerash Skau.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share