Zelensky: Rusia do të sulmojë edhe të tjerët nëse e fiton luftën në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë, pas kësaj do të sulmojë vendet e tjera brenda pesë viteve.

“Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të destabilizojë ndonjë pjesë tjetër të botës dhe partnerët tanë në mënyrë që të shkatërrojë fuqinë e Evropës”, tha Zelensky, raporton Aljazeera.com.

“Prania e Rusisë, ushtrisë apo përfaqësuesve të saj në territorin e çdo vendi tjetër është një kërcënim për të gjithë ne. Ne duhet të punojmë së bashku për ta shtyrë Rusinë nga territori i vendeve të tjera”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share