Izraeli intensifikon sulmet në Gaza; Macron: Konflikti mund të zgjasë 10 vjet

Smoke and flames billow after Israeli forces struck a high-rise tower in Gaza City, October 7, 2023. REUTERS/Ashraf Amra NO RESALES. NO ARCHIVES

Banorët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis, në Gaza, ndërsa të tjerë janë përpjekur të gjejnë strehim pasi Tel Avivi intensifikoi sulmet nga ajri, deti dhe toka.

Stafi mjekësor po përpiqet të përballojë fluksin e madh të plagosurve, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijë.

Përveç Khan Junis edhe qyteti Rafah është goditur rëndë. Autoritetet izraelite thonë se Khan Younis, qendra e dytë më e rëndësishme urbane në Rripin e Gazës, është strehë për shumicën e udhëheqësve të Hamasit dhe për pjesën më të madhe të luftëtarëve dhe arsenalit ushtarak të tij.

Por zyrtarët palestinezë thonë se sulmet ajrore po shkatërrojnë shtëpi duke vrarë edhe fëmijë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sërish thirrje Tel Avivit të tregohet i kujdesshëm për të mos shkaktuar viktima mes civilëve.

Ka tërhequr vëmendjen edhe deklarata e Presidentit francez sipas të cilit synimi i Izraelit për të shkatërruar totalisht Hamasin mund të çojë në një luftë mjaft të gjatë.

Cili është shkatërrimi total i Hamasit dhe a mendon dikush se është i mundur? Nëse është, lufta do të zgjasë 10 vjet”.

Më shumë se 15,400  palestinezë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share