Herët në mëngjes në ora 04:06 nisi pranvera, që do të zgjasë deri më 20 qershor, kur fillon vera.
Natyra nis të zgjohet kurse vijnë ditë më të ngrohta dhe temperatura më të larta. Në vendin tonë tashmë kanë nis të lulëzojnë pemët që llogariten si paralajmëtare të pranverës.
Me nisjen e pranverës fillon edhe periudha e motit stabil, por me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit që vende-vende do të shkojnë nën zeron.
Moti me diell dhe temperaturat e larta shtojnë edhe punët bujqësore, lëvizjen e njerëzve, por edhe rrezikun për paraqitje të zjarreve.
Që të mos ndodh kjo, zjarrfikësit e rajonit, janë mbledhur në Shkup për t`u trajnuar së bashku në përballjet me stuhitë e zjarreve nëpër pyje.
“Ne jemi të angazhuar në shtetin e Maqedonisë në vendin tuaj për të asistuar në fatkeqësin e zjarreve në pyje dhe konkretisht në këtë stërvitje ne si pjesë e shteteve anëtare të Maqedonisë, edhe Shqipëria ka ofruar asistencën për të mbështetur Maqedoninë. Jemi këtu në theks të solidaritetit por edhe njëkohësisht të mbështetjes për Maqedoninë. Shqipëria është e angazhuar me kapacitetet të plotë dhe me autonominë një javore dhe jemi duke bashkëpunuar edhe me shtetet e tjera për të pasur një suksesë në hapësirat tona”, thonë zjarrfikësit nga Shqipëria.
Pranvera ka disa dekada që vjen një ditë më parë, më 20 mars. Arsyet janë dy metodat e ndryshme të përcaktimit të fillimit dhe fundit të stinëve – kalendarike ose meteorologjike.
Toka nuk lëviz me shpejtësi konstante eliptike orbite, kështu që stinët nuk janë me gjatësi të barabartë. Pranvera zgjat mesatarisht 92,8 ditë në Hemisferën veriore dhe 89,8 ditë në Hemisferën jugore./tvklan.mk