Lëvizja BESA: BDI hedh fshehurazi gurthemele në ndërtimin e kryqeve

Nga Lëvizja BESA kanë akuzuar BDI-në se po hedh fshehurazi gurthemele në ndërtimin e kryqeve në vend, përcjellë Klan M.

”Pushteti dhe BDI nuk bëjnë krime vetëm duke zhvatur popullin, por edhe duke manipuluar me dezinformata dhe duke luajtur me ndjenjat etnike e fetare të qytetarëve. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. BDI bashkë me partnerët e saj, e vendosën kryqin në Kodrën e Diellit dhe tentoi që këtë veprim t’ia mvesh Lëvizjes BESA. Por dështoi, sepse ne me dokumente u dëshmua se si BDI në bashkëpunim me Kishën Ortodokse pronën aktuale të Kishës, nga tokë për kullosa e destinuan në tokë ndërtimore, pas çka u ndërtua edhe kryqi.

Ja këto janë dokumentet që e tregojnë dhe e dëshmojnë këtë histori, të cilat do ua dërgojmë përsëri!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por këto politka grueviste, anti qytetare e anti evropiane të BDI-së me të cilat nxitet urrejtje dhe konflikte ndërfetare e ndëretnike, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Dje u vendos edhe një kryq tjetër gjigant në Kumanovë. Por BDI dhe pushteti heshti! Pse?! Sepse në Kumanovë nuk e kanë Bilall Kasamin që ta fajësojnë për veprimet që i bëjnë vetë ata, por kanë kryetar komune të cilin e kanë partner, bashkëqeverisin dhe ndërtojnë politika të përbashkëta.

Ky është vizioni i BDI-së, kjo është partia e cila pretendon të jetë evropiane, por ende nuk mund të shkëputet nga bashkëpunimi me Nikolla Gruevskin, me të cilin për dhjetë vite, ndërtuan vetëm përmendore, si ajo e Car Dushanit dhe kryqe në çdo fushë, mal e në çdo qytet. Si Lëvizje BESA nuk jemi kundër sombileve fetare dhe kundër besimeve të ndryshme, por jemi kundër manipulimit të qytetarëve më emër të kulteve fetare dhe besimit në Zot, me qëllim nxitjen e urrejtjes dhe konflikteve, siç BDI po bën me dekada.

I bëjmë apel BDI-së, kryetarit dhe ministrave të saj, që të mos e hedh gurin dhe të fsheh dorën, por lirisht mund të shkojë dhe të hedh gurthemele në çdo kryq që po ndërtohet. Sepse, të gjithë këtyre akrobacioneve të këtij pushteti, së shpejti do ti vijë fundit, pasi qytetarët mezi presin që ti dënojnë me votë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm” – tha Lulzime Ameti, Zëdhënëse e Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share