Tashmë një javë, banorët e Shutkës pa energji elektrike!

Tashmë një javë banorët e Shutkës nuk kanë energji elektrike nëpër shtëpitë e tyre.

Ndonëse disa herë kanë reaguar deri më tani për këtë problematikë, situata vijon të mbetet e njejtë.

Në redaksinë e televizionin Klan Macedonia kanë arritur disa ankesa për këtë rast, të faktuara dhe me fotografi, edhe pse ditë më parë ishim dhe vetë prezent për të dëgjuar hallet e qytetarëve të Shutkës.

Ata na thanë se temperaturat e ulëta janë të papërballueshme për fëmijët për shkak të mungesës së nxehjes nëpër shtëpitë e tyre.

Dje banorët kanë protestuar para EVN-në për mungesën e energjisë elektrike, teksa pas protestës thanë se është arritur marrëveshje për stabilizim të gjendjes për furnizim me energji elektrike, mirëpo deri më tani nuk ka ndryshuar gjendja. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share