Brenda disa ditëve nis rehabilitimi i autostradës Shkup-Tetovë

Rustemi premton se edhe mirëmbajtja e rrugëve do të përmirësohet

Në këtë gjendje janë dy autostradat kryesore të shtetit… Shkup-Tetovë dhe hyrja për në Shkup prej autostradës Kumanovë-Shkup, njofton KlanM.

“Është e vërtetë se në këtë mënyrë nuk kemi ne siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk mirëmbahen ashtu siç duhet.
Për mirëmbajtjen e autostradave është përgjegjëse ndërmarrja publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ por pamjet flasin se ata nuk e bëjnë punën si duhet. Edhe vet drejtori Rrustemi e pranon këtë fakt”, deklaroi Ejup Rustemi.Për këtë arsye, sic njofton KlanM, ai thotë se kanë angazhuar kompani shtesë dhe premton se rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

“Nga vet fakti se nuk është bërë mirëmbajtja si duhet unë si drejtori i Ndërmarrjes publike kam kërkuar nga Këshilli drejtues i ndërmarrjes që ta pranojë një zgjidhje të këtillë për shkak të sigurisë në Komunikacion… Prandaj ne jemi të detyruar të angazhojmë një kompani private dhe për këtë arsye rezultate të angazhimit të kompanisë private do të shohim për një periudhë të shkurtër”, tha Rustemi.

Rrustemi, sic njofton KlanM, dha edhe një lajm të mirë për qytetarët që e frekuentojnë shpesh autostradën Shkup-Tetovë.

“Ne arritëm që të bëjmë një tenderim tjetër i cili është tenderim kornizë për angazhimin e kompanive vendore për intervenimin në pjesë të cilët janë të dëmtuara shumë autostradat. Dy prej tyre i kemi përfunduar, që është autostrada Shkup-Tetovë dhe Tetovë-Shkup pjesët më të dëmtuara që duhet brenda disa ditëve të fillohet rehabilitimi të pjesëve më të dëmtuara Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup”, deklaroi dretjori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Rustemi në Klan Debat foli edhe për Korridorin 8. Edhe përkundër dyshimeve që po i ngrit opozita për keqpërdorime financiare, ai garanton se nuk ka dhe nuk do të ketë. Madje Rrustemi shprehet i kënaqur që Prokuroria publike ka kërkuar dokumentacionin e plotë, me qëllim që të pastrohen të gjitha dilemat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share