Nga 5 më e lira në 80 euro më e shtrenjta, dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Dardanët do të përballen me helvetikët më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Biletat do të jenë në shitje në pesë sektore Veri dhe Jug që kushtojnë 5 euro, në Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që shitet 80 euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share