FFM dhuron 5 680 topa futbolli për moshat e reja të 122 klubeve

Federata e Futbollit të Maqedonisë me donacionin e fundit shpërndan gjithsej 5680 topa futbolli (FIFA QUALITY PRO “IMS – International Match Standard”) për klubet e të rinjve të të gjitha kategorive (të rinj, kadetë, pionierë, pionierë të vegjël, fatosë, fatosë më të vegjël) në kuadër të garave për kategori të reja të FFM-së.

Çdo klub nga Superliga e të rinjve dhe nga Liga e Dytë për të rinj merr nga 80 topa futbolli, ndërsa klubet nga Liga e Tretë dhe klubet që kanë kategori të reja në konkurencë të fatosëve dhe fatosëve të vegjël marrin nga 40 topa futbolli.

Me donacionin e fundit të FFM-së për shpërndarjen e 5680 topave të futbollit janë përfshirë gjithsej 122 klube.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Me ndihmën e vazhdueshme si në aspektin financiar ashtu edhe në atë teknik (pajisje, topa futbolli, pagesë për shpenzime udhëtimi etj.), FFM-ja konfirmon se futbolli i të rinjve nuk shihet më si një kontribues entuziast, por edhe si një pjesë e futbollit tonë që zhvillon qëllime dhe detyra konkrete. Është e rëndësishme të tregojmë se futbolli bazë trajtohet në nivelin e duhur dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”, shprehet kryetari i FFM-së, Muammed Seidini.

Më herët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka siguruar 600 topa futbolli (Triton – FIFA) për 12 klube nga Liga e Parë e Maqedonisë, ndërsa 16 klube nga Liga e Dytë kanë marrë 640 topa futbolli.

18 klube nga Liga e Femrave (Liga e Parë dhe e Dytë) shpërndanë 560 topa futbolli (Reposta), ndërsa ekipet nga Liga e Fëmijëve të FFM-së ndanë gjithsej 3000 topa futbolli. 200 topa janë të destinuara për ekipet nga Liga e Parë dhe e Dytë e Futsalit.

Topat e futbollit të prodhuara sipas standardeve më të larta të FIFA-s janë të dizajnuara nga FFM. Me aksionin e ri për gjeneratat e reja të klubeve, Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë konfirmon rëndësinë e përkrahjes së të gjitha klubeve në të gjitha kategoritë e garave të organizuara nga FFM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share