NBA: Minnesota kryeson Perëndimin, ndërsa Bostoni në krye të Lindjes

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe shtatë të atyre mysafire është epilogu I 13-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra e Minnesotas vazhdon të surprizoje ekiopete favorite në kampionatin amerikan, kësaj radhe në transfertë mundi Memphis me rezultatin e sigurt 127-103 duke kryesuar sigurtë Konferencën e Perëndimit, Towns 24 pikë ishte më efikas ndërsa gjashtë lojtarë tjerë realizuan mbi 10 pikë çdo njeri.

Një surprize tjetër ndodhi në ndeshjen Oklahoma – Golden State që përfundoi me rezultatin 138-136. Fitorja e vendasve erdhi pas kohës shtesë . Shai ishte më efikas te vendasit me 38 pikë. Ndërsa Curry realizoi 34 pikë te Warriorsat.

Houston në cilësinë e mysafirit mundën skuadrën kampione Denver me rezultat 114-106. VanVleet realizoi 26, Green 25 pikë për ekipin fitues, ndërsa Jokiq shënoi 23 pikë pë Denver. Fitore në transfertë shënoi edhe Cleveland në përballjen me Miamin me rezultatin 111-99 . Më efikas ishet Donovan Mitchell me 27 pikë e 11 kërcime.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Boston, që sot mundi ekipin e Nju Jorkut me rezultatin 133-123. Më efikas ishte White me 30 pikë. Philadelphia para tifozëve vendas mundi Atlantan me rezultatin 125-114 . Më efikasi ishte Embiid me 38 pikë e 14 kërcime. Portland para tifozëve vendas nuk mund ti bënte ballë Dallasit nga e cila pësoi humbje me rezultatin 112- 125-112 . Edhe kësaj radhe te skuadra e Dallas më efikas ishte Luka Donçiq me 32 pikë, 6 kërcime e 10 asiste.

Konferencën e Perendimit e kryeson Minnesota me 17 fitore e 4 humbe, ndërsa at të Lindjes Boston Celtics që ka 16 fitore e 5 disfata.we

Rezultatet e sotme

Charlotte – Toronto, 119-116

Orlando – Detroit, 123-91

Philadelphia – Atlanta, 125-114

Boston – Nju Jork, 133-123

Brooklyn – Washington, 124-97

Memphis – Minnesota, 103-127

Miami – Cleveland, 99-111

Oklahoma – Golden State, 138-136

San Antonio – Chicago, 112-121

Denver – Houston, 106-114

Phoenix – Sacramento, 106-114

Portland – Dallas, 112-125

Utah Jazz – Clippers, 103-117 /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share