Verstappen fiton çmimin e madh të Kanadasë

Piloti i Red Bull kryeson me 46 pikë avantazh, në vend të dytë Carlos Sainz i Ferrarit e pas tij Hamilton

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Piloti i Red Bullit Maks Vershtapen fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë, duke festuar në mënyrën më të mirë garën e tij të 150 në Formula 1. Holandezi kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 46 pikë.

Për Vershtapenin kjo është fitorja e 26 në karrierën e tij. Ai ishte 0.9 sekonda më i shpejtë se sa spanjolli Karlos Sainz, që do t’i duhet që të presë ende për fitoren e tij të parë. Shtatë herë kampioni i botës Ljuios Hamilton doli në vend të tretë me Mercedesin e tij.

Pikët për xhiron më të shpejtë të garës i mori piloti i Ferrarit Sainz. Në renditjen e konstruktorëve, Red Bull ka 76 pikë më shumë se sa “Kokëkuqja”. Piloti tjetër i Red Bullit Serxhio Perez u tërhoq nga gara në tetë xhirot e fundit për shkak të një problemi në motor.

Sharls Lekler e nisi garën nga vendi i 19 për shkak të penalitetit pas ndërrimit të motorit dhe përfundoi i pesti, por tani është 49 pikë larg Vershtapenit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share