Neymar zbulon skuadrën e ëndrrave, por la jashtë Mbappen dhe Ronaldon në formacionin e tij të yjeve

Superylli i Al-Hilal, Neymar së fundmi zgjodhi skuadrën e tij të ëndrrave prej shtatë lojtarësh. Megjithatë, ai la jashtë lojtarë si Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Neymar zgjodhi Julio Cesarin si portier, pasi dyshja luanin së bashku në kombëtaren braziliane. Në mbrojtje, zgjodhi ish-bashkëlojtarin e PSG-së, Thiago Silva dhe ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Gerard Pique.

Neymar shpërfilli disa legjenda braziliane, si Kaka në favor të Ronaldinhos dhe Andres Iniesta si mesfushor. Për sulm, ai zgjodhi Lionel Messin dhe Ronaldo Nazario.

Në veçanti, duket se braziliani ka zgjedhur lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur në të kaluarën dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me ta.

Mungesa e Cristiano Ronaldos është disi e kuptueshme, pasi të dy nuk kanë luajtur kurrë bashkë. Megjithatë, përjashtimi i Kylian Mbappe është pak më i çuditshëm, pasi ai luajti me superyllin francez te PSG.

Neymar dhe Mbappe nuk kishin një marrëdhënie të mirë. Në shkurt 2024, braziliani “pëlqeu” një postim në rrjetet sociale që kritikonte Mbappe, duke thënë se “asnjë lojtar nuk duhet të jetë më i madh se klubi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share