Tenis: Lorenzo Musetti mundi Djokoviqin në Masters të Montekarlo

Në turneun e tenisit Masters të Montekarlo, që është turneu i parë i fushave me dhè në tenis. Tenisti serbi Novak Djokoviq, u eliminua nga gara në raundin e tretë pas humbjes nga tenisti Italian Lorenzo Musetti me rezultatin 2-1 në sete 4-6, 7-5 dhe 6-4.

Edhe pse Djokoviq doli fitues në setin e pare, por dështoi në dy të tjerat . Për italinanin Lorenzo Musetti, është hera e parë në karrierë që mund Djokoviqin. Kualifikim më tej ka siguruar tenisti grek Stafanos Tsitsipas, që pa probleme mundi kilianin Nicolas Gerry me rezultat 2-0 në sete 6-3 dhe 6-4.

Në çerekfinale janë kualifikuar edhe rusi Daniil Medevev që mundi AleksandaR Zverev 2-1, italiani Jannik Sinner që mundi Robert Hurkacz 2-1, rusi Andrey Rublev ndaj Karen Khachanov 2-0 dhe danezi Holger Rune që përfitoi nga tërheqja e Matteo Berrettini.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share