10 mijë policë të angazhuar për finalen e Conference League

Punonjës të policisë do të përzgjidhen nga e gjithë Republika Çeke për të krijuar një forcë prej 10 mijë personash që do të merren me mbarëvajtjen e finales së Ligës së Konferencës, Fiorentina-Ëest Ham.

“Autoritetet vendase kanë vendosur që të shtojnë masat për ndeshjen e madhe pas incidentit në Holandë, ku ultras të ekipit të AZ Alkmaar sulmuan tifozë të skuadrës angleze. Frika është shtuar se mund të ketë përplasje mes fansave të Fiorentinës dhe atyre të West Ham-it më 7 Qershor”, raporton tabloidi Daily Mail.

Në mënyrë që siguria të jetë maksimale, UEFA ka thirrur një takim urgjent në qytetin pritës të premten, ku do të jenë shefi i Policisë Britanike, asaj italiane dhe të Pragës.

Numri i agjentëve dhe rojeve private në detyrë ditën e finales do të jetë më i madh se ai i mbështetësve të West Ham dhe Fiorentinës. Secili nga klubet ka marrë nga UEFA 4,890 bileta zyrtare, ndërkohë që në tregun e zi një biletë mund të shkojë deri në 10 mijë euro.

Stadiumi “Artemio Franchi” i klubit “vjollcë” ka një kapacitet prej 43,147 vendësh, ndërsa ai i çekiçëve mund të mbajë rreth 66,000.

Mendohet se në Pragë mund të jenë në finalen e 7 Qershorit 25 mijë tifozë pa bileta. UEFA zgjodhi që ta organizojë finalen në stadiumin Slavia Pragë, i cili ka një kapacitet prej rreth 20,000 vendesh.

Por frika është se mund të ketë trazira në zonat e dedikuara për tifozët, ku grumbullimi do të jetë i madh për të parë sfidën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share