Ndeshje të zjarrta sot në Champions, Reali kërkon hakmarrjen ndaj Cityt e Bayerni këndelljen ndaj Arsenalit

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të çerekfinales në Champions League.

Vëmendja kryesore do të jetë në Angli ku Manchester City do ta pres Real Madridin.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 3-3, ndërsa City do të tentojë që të kalojë në gjysmëfinale për herë të dytë rresht, njofton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipi i Pep Guardiolas cilësohet favorit përballë ekipit më të trofeshëm në këtë garë.

Ndërsa, Bayerni në “Allianz Arena” do ta pres Arsenalin, i cili në fundjavë u mposht nga Aston Villa.

Edhe kjo ndeshje në “Emirates” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa të dyja ekipet do të tentojnë që të kenë sukses të paktën në Champions League, pasi Bayerni edhe zyrtarisht nuk mund të shpallet kampion, e Arsenali gjendet dy pikë larg Cityt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share