Real, klubi më i sponsorizuar

250 mln Euro vetëm për reklamat në fanellë

Përcaktimi se sa vlen fanella e një ekipi futbolli nuk është e lehtë për shkak të variablave të çdo kontrate, por pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Real Madridit dhe kompanisë së teknologjisë dhe informacionit HP, mund të themi se vlera e të bluzën madrilene është mbi 250 milion Euro.

Kuptohet në këtë shumë bëjnë pjesë edhe sponsorizimet nga Adidas dhe Emirates. Asnjë skuadër tjetër sportive nuk i afrohet shifrës që fiton Real Madridi. Mendohet se 120 milionë vijnë nga Adidas si sponsor teknik, 80 Emirates dhe 70 HP. Në Spanjë lejohen deri në 5 reklama në uniformën e futbollistëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klubi madrilen është në krye dhe është i vetmi që i kalon 200 milionë. Kontrata me Heëlett-Packard e ka bërë atë të distancohet shumë nga të tjerët. Barcelona është klubi që vijon në klasifikim me 180 milionë Euro mes sponsorizimit të Spotify, Nike dhe Ambilight.

Munchester United është ai që i afrohet më shumë dy të mëdhenjve spanjollë me 170, PSG 80 milionë e më pas vijnë Liverpool dhe Bayern.

Statusi i disa prej klubeve kryesore në futbollin evropian nuk bëjnë pjesë në këtë renditje pasi konsiderohen si klube që marrin financime shtetërore siç është Manchester City.

Por jashtë futbollit, Formula 1 është sporti që tërheq më shumë sponsor me shumë reklama që vendosen në trupim e makinave si dhe uniformat e pilotëve duke nisur nga kaska deri tek këpucët.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share