Futboll: Pritet rritja e konkurencës në repartin e sulmit “kuqezi”

Ekipi i Shkëndijës vetëm disa ditë para ndeshjes së parë kundër Ararat  të Armenisë në kuadër të Konferencë Ligës, tashmë po punojnë  edhe rreth përforcimeve të  mundëshme  nëse  kalojnë në pengesën e parë në këtë kompeticion të garave  që organizohet nga UEFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Kuqezinjt” deri më tani kanë transferuar tre futbollist si Bashkim Veliun, portierin  Davor Taleski dhe sulmuesit Vlatko Stojanovski, tre emra të njohur në  futbollin vendor, ndërsa  tashmë stafi drejtues është përqëndruar në tregun europian, duke bërë për vete çekun, Jan Vondra dhe brazilianin Vagner Gonçalves Nogueira De Souza.

Ky i fundit luan në repartin ofenziv, përfshirë këtu tre pozitat: sulmues qendre, i krahut të majtë dhe krahut të djathtë.

Ai aktualisht është pjesë e skuadrës gjeorgjiane të FC Dila, për të cilën edicionin e fundit në 16 ndeshje realizoi 8 gola.

Por do të jenë këto prurjet e fundit nëse ekipi tetovar kalon pengesën e parë në garat europiane akoma nuk dihet pasi gjithmonë ka hapësirë për lëvizje të reja, por  të presim për njoftimet  zyrtare  nga  klubi i Shkëndijës.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share