Futboll: Struga T.L – Vardari zhvillojnë ndeshjen e mbetur!

BOJKU: BESOJ SE TRE PIKËT DO TË MBETEN NË STRUGË

Me ndeshjen Struga Trim Lum – Vardari që në program është të mërkurën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 13:00, kompletohet rrethi i parë i kampionatit në Ligën e Parë.

Kampioni në fuqi ekipi i Struga Trim Lum pas dy dështimeve në dy ndeshjet e fundit si eliminimi nga garat e Kupës nga Voska Sport dhe disfata ndaj Gostivarit, të mërkurën serish ka ndeshje të vështirë kundër Vardarit, ekip e cila në dy takimet e fundit ka shënuar po aq fitore.

Për struganët nuk ka alternativë tjetër. Shprehen të bindur se tre pikët do të mbeten në Strugë.

“Sigurisht se presim një ndeshje të vështirë kundër ekipit të Vardarit. Vijmë pas një disfate, por mendoj se tash është koha e duhur për t`u rikthyer tek fitoret dhe besoj se tre pikët do të mbeten në Strugë”, tha Besmir Bojku.

Struga Trim Lum nga 11 ndeshjet e zhvilluara ka 7 fitore dhe 4 humbje dhe me 21 pikë mbanë pozitën e tretë, ndërsa Vardari me 3 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje me 11 pikë, mbanë pozitën e fundit.

Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 13:00./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share