NBA: Denver, Cleveland e Nju Jork shënojnë fitoret e dyta në çerekinale të play off-it

Janë zhvilluar tre ndeshje  të raundit të dytë të çerekinaleve të play off-it  ku   fitore  të dyta  kanë shënuar Denver, Cleveland dhe Nju Jork.

Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denver, që mundi Lakersin  me rezultat 101-99, në  ndeshjen e dytë çerekfinalen të play off, duke udhëhequr 2-0 serinë fitoreve. Te  Denver  më efikas  si gjithmon ishte Jokiq i cili  realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 kercime e 10 asist, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20. Ndërsa te  Lakers treshi Davis-James-Russell  së bashku realizuan  81 pikë .

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Cleveland mundi Orlandon 96-86 dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Më efikas ishte Donovan Mitchell me 23

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i Nju York, që sot mposhti Philadelphian  me  rezultat të ngushtë 104-101. Më efikas ishte Brunson me 24 pikë. Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphia, por që mbetën për statistikë.

Rezultatet: Çerekfinalet, Kon.Lindjes

Cleveland – Orlando, 96-86 (2-0)

Nju Jork – Philadelphia, 104-101 (2-0)

Boston – Miami, (1-0)

Milwaukee – Indiana, (1-0)

Çerekfinalet, Kon.Perëndimit

Minnesota – Phoenix, (1-0)

Denver – Lakers, 101-99 (2-0)

Clippers – Dallas, (1-0)

Oklahoma – Nju Orleans, (1-0)     

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share