E la Kosovën për Zvicrën, kjo e fundit nuk e merr në Botëror

Andi Zeqiri i kishte thënë “po” Zvicrës pa menduar dy herë, kur i kishte ardhur mundësia për ta përfaqësuar këtë shtet.

Nga entuziazmi për të luajtur për “Helvetikët”, ai e harroi edhe premtimin dhe besën që ia kishte dhënë Kosovës.

Ai madje ishte takuar edhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ishte mburrur me afrimin e lojtarit të Brightonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Krerët e futbollit kosovar kishin thënë se lojtari nuk ishte treguar korrekt dhe se nuk e kishte mbajtur fjalën.

Sidoqoftë, ai duket se nuk e pati shumë problem këtë punë, duke e shfaqur hapur dashurinë dhe krenarinë për ta përfaqësuar Zvicrën.

“Të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës dhe nuk mund të gënjej, është tërë kohën në mendjen time. Por, gjëja më e rëndësishme është të fokusohem dhe të bëj paraqitje të mira. Shpresoj ta kem një karrierë të gjatë me synimet që dua t’i arrij, jo vetëm Kupën e Botës, prandaj më ndihmon të fokusohem jo vetëm tek një gjë”, kishte thënë futbollisti kosovar disa ditë më parë.

Por, punët për të nuk shkuan siç e kishte paramenduar, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i huazuar në Basel i zhvilloi veç katër ndeshje zyrtare dhe jo të plota me Kombëtaren e Zvicrës, pa lënë ndonjë gjurmë.

E sot, 23 vjeçari e pësoi goditjen e radhës.

Ai u la jashtë listës së 26 futbollistëve të ftuar nga selektori Murat Yakin për Kupën e Botës.

Helvetikët i ftuan tre shqiptarë, të zakonshmit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka dhe futbollistin e ri, Ardon Jashari.

E Zeqiri do ta shohë Botërorin përmes televizorit.

Duket se lojtarin e kanë zënë “mallkimet” e shqiptarëve.

Ai mund të shpresojë që veç në të ardhmen të bëhet lojtar i madh i Kombëtares së Zvicrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share