Karateistët Isa Elmazi dhe Erdona Ziberi do të marin pjesë në turneun e karatesë “Karate 1 Youth League” që mbahet në Porec të Kroacisë

Garuesit e klubit te karatese “Fati” nga Tetova Isa Elmazi dhe Erdona Ziberi do te marin pjese ne turneun e karatese “Karate 1 Youth League”, që do të mbahet nga data 29.06.2023 -02.07.2023 në Porec të Kroacisë.

Erdona Ziberi do te garoj te premten ( 30 qershor ) ne kategorin e junioreve – 66 kg ku edhe presim qe puna e saj e palodhshme te rezultoj ashtu siç e meriton. Isa Elmazi poashtu do te garoj te dielen ( 02 korrik) – 55 kg U14, puna ka qene e palodhshme e te dy garueseve dhe ne qoftese se pak fati i don te dy do te jene me rezultate te mira.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Erdona Ziberi ne kategorin e saj ka 57 garuese nga 25 shtete te ndryshme dhe Isa Elmazi ne kategorin e tij – 55 kg U14, ka 56 garues nga 20 shtete.

Konkurenca eshte shume e fuqishme me garues shume te mire 3.275 garues nga 72 shtete pjesemarrese nje rekord garuesish ku edhe pritet te jete gare shume kualitative.

Si trajner jam shume i kenaqur me punen e tyre ne palester, kane qene shume te diciplinuar ne punen e tyre dhe kam shprese dhe besim qe do te kthehemi me rezultate pozitive, shkruan në njoftimin e tij për media trajneri i klubit te karatesë “Fati” Arlind Useini.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share