Napoli ‘thyen’ mallkimin 33-vjeçar

Për herë të parë që nga viti 1990, qyteti i Napolit është shtëpia e Kampionëve të Italisë. Skuadra e Luciano Spallettit mori aq sa i duhej, 1 pikë në transfertën e Udinese për të mbyllur edhe matematikisht llogaritë për titull. Të udhëhequr nga një bomber si Victor Osimhen, autor i 22 golave në kampionat këtë sezon, Napoletanët barazuan 1-1 dhe 5 javë nga fundi, distanca me Lazion ndjekëse shkon në 16 pikë. Osimhen që shënoi edhe golin që vlejti historinë barazoi një legjendë si George Ëeah, si golashënuesi më i mirë afrikan në historinë e Serie A, plot 46 realizime.

Një ringjitje në majën e futbollit italian për Napolin që prej kohës së Diego Armando Maradona. Sukses që shoqërohet me disa fakte tepër interesante. Napoli rikthehet të fitojë trofeun e Serie A pas 33 vitesh, për tu bërë skuadra e dytë që pret më gjatë kurorëzimin. Më keq se ta ka bërë vetëm Roma, 41 vite pritje nga titulli në titull. Arkitekti i këtij Napoli është padyshim Luciano Spalletti që mbajti të bashkuar dhe me këmbë në tokë një skuadër plot talent si Napolit. Italiani shkruan edhe një faqe historie, pasi tashmë është trajneri më i vjetër që fiton titullin. Në moshën 64 vjeç e 58 ditë ai arriti të ngre lart trofeun që është i treti në historinë e Napolit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share