Liga e dytë: Voska Sport dhe Gostivari, fitore për të ruajtur pozitat

Sot në tetë terrenet e ekpeve të ligës së dytë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit 2022-2023. Lideri në renditjen e tabelës, Voska Sport në stadiumin “Biljanini IzvorI” përballet me Arsimin e Çegranit. Për vendasit është një rast i mire për të vazhduar rrugëtimin e fitoreve në sezonin pranveror ku deri tani kanë 10-të fitore dhe vetëm një barazim. Por trajneri Berat Imeri nga futbollistët e tij kërkon angazhim maksimmal ashtu si edhe në ndeshjet tjera.

Skuadra e dytë në renditjen e tabelës, KF Gostivari para publikut vendas takohet me Ohrin ku për detyrë ka që të arkëtojë tre pikët për të mbajtur pozitën e dytë e të sigurojë kualifikim direkt në elitën e futbollit.

Në Strumicë, Bellasica vendase takohet me Vardarin që sipas të gjitha gjasave do të mundohet të mbajë pozitën e tretë që siguron balotazh për kualifikim në elitën e futbollit. Pra në këtë ndeshje pikët janë të rëndësishme për të dyja ekipet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në stadiumin e Vrapçishtit, ekipi Besa e Dobërdollit takohet me Detonit Pllaçkovicën, një ndeshje që të dyja ekipeve do ju shërbejë për prestigj.

Në xhiron e 27-të sot në orën 16:00, takohen: Bellasica – Vardari, Besa Detonit Pllaçkovica, Kamenica Sasa – Boreci, Gostivari – Ohri, Llokomotiva – Karaormani, Slloga – Kozhufi, Teteksi – Pelisteri dhe Voska Sport – Arsimi

Tabela: 1.Voska Sport 65 pikë, 2.Gostivari 61, 3.Vardari 59, 4.Pelisteri 53, 5.Detronit Pllaçkovica 47, 6. Besa 39, 7.Ohri 37, 8.Arsimi 36, 9.Bellasica 35, 10.Karaormani 34, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 24, 13. Kamenica Sasa 21, 14.Teteksi 19, 15. Slloga 18, 16.Boreci 2 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share