Sven Botman do të mungojë për 6-9 muaj pas dëmtimit në FA Cup

I dëmtuar në ndeshjen e humbur në FA Cup ndaj Manchester Cityt, Sven Botman do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. U kuptua menjëherë se bëhej fjalë për një problem të madh dhe testet e bëra nga mbrojtësi i Newcastle-it e konfirmuan: këputje të ligamentit kruciat dhe për rrjedhojë jashtë fushave për 6-9 muaj.

Vetë Magpies e njoftuan këtë: “Sven Botman do t’i nënshtrohet një operacioni javën e ardhshme pasi pësoi një dëmtim në gju kundër Manchester City. Testet kanë konfirmuar se ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe ai pritet të kthehet brenda 6-9 muajve dhe shërim të shpejtë Sven”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Qendërmbrojtësi holandez nuk ishte thirrur ende nga Holanda, por sipas disa thashethemeve ai ishte në mesin e profileve të ndjekur nga trajneri Ronald Koeman në kuadër të Kampionatit Evropian. Botman, megjithatë, nuk do të kthehet në fushë para tetorit dhe për këtë arsye, edhe nëse do të ishte në idetë e Hollandës, ai nuk do të jetë i disponueshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share